Politika e privatësisë

Përditësuar së fundi: qershor 2026

Tregtar është një platformë që u mundëson tregtarëve të mbajnë dyqanet e tyre online. Kjo politikë mbulon vetë tregtar.com dhe çfarë përpunon platforma në emër të dyqaneve që i mban.

Të dhënat që mbledhim nga tregtarët

Kur krijoni llogari, ruajmë emrin, email-in dhe fjalëkalimin (të koduar). Katalogu, cilësimet, faqet dhe historia e porosive të dyqanit tuaj ruhen që platforma ta mbajë dyqanin në punë.

Përdorim vetëm cookies të domosdoshme për t’ju mbajtur të kyçur. Paneli i tregtar.com nuk përmban reklama as piksela gjurmimi.

Të dhënat e përpunuara për dyqanet

Kur një blerës bën porosi në një dyqan të mbajtur në Tregtar, të dhënat e porosisë (emri, telefoni, qyteti, adresa, email-i opsional) ruhen në bazën e izoluar të atij dyqani dhe i sheh vetëm pronari i tij. Për ato të dhëna, tregtari është kontrolluesi dhe Tregtar përpunuesi.

Çdo dyqan ka politikën e vet të privatësisë që përshkruan si i përdor tregtari të dhënat e blerësve. Pikselat e marketingut që konfiguron një tregtar (Google, Meta, TikTok) ngarkohen në vitrinën e tij vetëm pasi blerësi t’i pranojë në banerin e cookies aty.

Ku ruhen të dhënat

Tregtar funksionon në rrjetin e Cloudflare. Të dhënat e çdo dyqani ruhen në bazën e vet të izoluar. Email-et transaksionale (njoftimet e porosive, kodet e kyçjes) dërgohen përmes ofruesit tonë të email-it.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave të llogarisë suaj në çdo kohë. Blerësit duhet të kontaktojnë fillimisht dyqanin ku kanë porositur; ne i ndihmojmë tregtarët me kërkesa të tilla.

Kontakti: privacy@tregtar.com.